Aktualitet

Po shkonte për punë por u përplas me kamionin, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI+FOTO)

11 Maj 2021, 17:35 Nga DOSJA
Po shkonte për punë por u përplas me kamionin, humb jetën

ITALI– Një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Alessio Veseli, ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Cassino-Formia. 

Aksidenti fatal për të riun ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa ai po ngiste mjetin e tij “Alfa Romeo” dhe u përplas me një kamion. Si rezultat i përplasjes së fortë, 22-vjeçari Veseli humbi jetën në vend.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte nisur për të shkuar në punë, pasi punonte në një punishte mekanike. Policia vendase po heton shkaqet e aksidentit, i cili rezultoi fatal për të riun shqiptar.

Marrë nga frosinonetoday.it

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alessio veseli alessio veseli

Sondazh

Poll