Aktualitet

Shtëpi bari jo vetëm në UK, tanimë edhe Durrës/ Administratori i pallatit mbjell kanabis në 46 vazo, si justifikohet Prend

11 Maj 2021, 17:15 Nga DOSJA

DURRËS– Kredia detyron administratorin e një pallati të ndërtojë një “shtëpi bari” në katin e 9 të godinës që menaxhon. Gazetari Elton Qyno ka sjellë historinë e kultivimit të lëndëve narkotike brenda një pallati. Gjatësia e 46 bimëve të drogës kishte arritur 85 centimetra ndërkohë që pronari i ambientit, njëherësh administrator i pallatit, Prend Çela tregoi pse kishte vendosur të kthehej në “kopshtar”.

Prend Çela ka bërë me dije se kishte nevojë për para dhe se një djalë i ri i kishte ofruar fara kanabisi. I tunduar nga ideja, elektriçisti kishte vendosur t’i mbillte në mënyrë që të shllyente kredinë e marrë. Por për të mos u kuptuar, ka lidhur linjën elektrike jashtë matësit të energjisë dhe rryma që shkon në banesën e tij, nuk matet nga matësi i energjisë elektrike. 

“…Këtë punë e kam bërë me qëllim fitimi, pasi kisha nevojë për para pasi do likuidoja kredinë në bankë… Te ky pallat punoj dhe si administrator i pallatit. Pranë zonës afrohen herë pas here disa djem, të cilët konsumojnë lëndë narkotike dhe me njërin prej tyre, kam krijuar shoqëri por nuk e njoh më emër. Ky person me të cilin kam krijuar shoqëri, më ka treguar se është nga Tirana, por me origjinë nga Dibra, por emrin nuk ia di. Më ka ofruar disa fara kanabisi për t’i mbjellë dhe unë kam pranuar. I kam marrë farat dhe kam përshtatur katin papafingo për mbjelljen e bimës narkotike. Këtë punë e kam bërë i vetëm pasi kam punuar me parë si elektricist. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të marr një herë prodhim nga kanabisi, te cilin ja kam shitur shokut tim nga Tirana, për vlerën e 70.000 lekëve të reja…”-ka deklaruar në polici Prend Çela.

Pas zbulimit të këtij laboratori droge, Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë dhe dy punonjësit e OSHEE, Edmir Estrefi dhe Sokol Dalipaj, të cilët janë lexues elektricist të pallatit ku realizohej kultivimi i drogës.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne pallat durres prend çela droge ne pallat durres prend çela

Sondazh

Poll