Aktualitet

Ishin 4, të gjithë shqiptarë! Zbulohet grupi që vrau Armando Beqirin në Islandë, Angjelin Sterkaj ‘futi në punë

11 Maj 2021, 18:01 Nga DOSJA
Ishin 4, të gjithë shqiptarë! Zbulohet grupi që vrau Armando

ISLANË– Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në pragun e shtëpisë së tij disa muaj më parë. Sipas mediave vendase, Prokuria akuzon 4 persona për vrasjen e tij, njëra prej tyre është grua.

Angelin Sterkaj, nga Shqipëria ka pranuar se ka qenë ai personi që ka shtënë ndaj Beqirit, ndërsa të tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen e të riut nga Tepelena mbrëmjen e 13 shkurtit.

Përveç Sterkajt, nën akuzë për vrasjen është edhe e dashura e tij, e cila vjen nga Portugalia. Dyshohet se ajo e ndjekur Armandon natën e vrasjes, duke raportuar në kohë reale tek i dashuri të gjitha koordinatat e shqiptarit. 

Po ashtu, të akuzuar janë edhe dy persona të tjerë, të dy nga Shqipëria. Raportohet se njëri prej tyre ishte mik i Beqirajt, ndërsa tjetri ndodhej në makinë me Sterkaj në momentin që ai qëlloi mbi të riun.

Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll