Sport

Mesfushori Zymer Bytyqi e ka vendosur, ai zgjedh Kosovën

11 Maj 2021, 05:40 Nga DOSJA
Mesfushori Zymer Bytyqi e ka vendosur, ai zgjedh Kosovën

TURQI – Mesfushori Zymer Bytyqi, i cili luan për skuadrën turke të Konyasporti, ka vendosur përfundimisht të bashkohet me ‘dardanët’ dhe të përfaqësojë Kosovën. 24-vjeçari i lindur në Belgjikë, ka treguar se ka vendosur prej kohësh të luajë për Kosovën, vendin e origjinës së tij.

“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive. Për me vendos kam qenë i vendosur moti që dua të luaj për Kosovën pasi është vendi im dhe për Kosovën rreh më së shumti zemra. Në mars nuk ishte i grumbulluar, edhe pse tifozët të kanë kërkuar shumë, por a do ta shohin Zymerin të grumbulluar? Kismet po, do të jem në Kosovë”, ka qënë për Telegrafin, Zymer Bytyqi.

Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur një miqësore me Kosovën përpara se ajo të pranohej në FIFA dhe UEFA, ndërsa ka qenë pjesë e moshave të Norvegjisë nga U-17 deri në U-21. Aktualisht, Bytyqi është pjesë e Konyasporit në Turqi, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtare kuqezi, Sokol Cikalleshi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 24-vjeçari i lindur në belgjikë kosovën norvegjisë nga u-17 deri në u-21 zymer bytyqi 24-vjeçari i lindur në belgjikë kosovën norvegjisë nga u-17 deri në u-21 zymer bytyqi

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2021, 21:24

Neymar mbyll karrierën tek Santos…

FRANCE – Zyrtarizimi i rinovimit të Neymar te Paris SG deri në 2025 ka prerë përfundimist shpresat e tifozëve katalanë për një rikthim të mundshëm te Barc...