Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama e krahason me pritjen e Godosë: Mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e S

11 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama e krahason me pritjen e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar hapjen e negociatave për Shqipërinë me dramën e Samuel Beckett, “Duke pritur Godonë”, ku në të vërtetë Godoja nuk vjen kurrë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se këto ditë, teksa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i vjen në mendje kryevepra e Beckett.

“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett, ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme),”– shkruan Rama në Tëitter.

Why I think so often nowdays about Samuel Beckett’s masterpiece while following statements on Albania and North Macedonia?
(Any resemblance to real events or persons, living or dead, is purely coincidental of course) #FutureofEurope pic.twitter.com/wTFgWDvzLN

— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2021

Të njëjtin shkrim e ka ripostuar edhe drejtori i komunikimit Endri Fuga, duke nënkuptuar se pajtohet me mendimin e kryeministrit.

Një ditë më parë ministrat e jashtëm të BE-së e shtynë vendimin për daten e nisjes së Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Gjithccka u shty për në verë, në samitin e Austrisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be samuel beckett edi rama integrimi i shqiperise ne be samuel beckett

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2021, 08:22

TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht punën Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në mbledhjen që po zhvillohet në K...