Politike

Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani ankimojnë rezultatin e zgjedhjeve në KQZ për Tiranën, Lezhën, Gjirokastrën

11 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA
Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani ankimojnë rezultatin e

TIRANË- Kandidatët e pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, për qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani i kanë dërguar kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto tre qarqe. Ata kanë paraqitur në KAS kërkeat e tyre, në të cilat kanë bërë të ditur shkaqet për të cilat kërkojnë që rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.

Shkeljet e pretenduara

Pengimi i vëshguesve dhe vetë kandidatëve që të hyjnë në Qendrat e Votimit.

Shpallja e votave të pavlefshme pa asnjë arsyetim, si dhe manipulimi i tyre.

Mungesa e pamjeve filmike në disa raste gjatë procesit të numërimit.

Hapja e kutive dhe manipulimi i fletëve të votimit gjatë rrugën për në Qendrat e Numërimit.

Mos lejimi i personave të infektuar me Covid për të votuar

Vendosja e karantinimit dy javor për emigrantët, nga Komiteti i Ekspertëve vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.

Keqpërdorimi i administratave publike, pasi vetëm muajtë e fundit u punësuan shumë njerëz, duke bërë që të ndikoheshin në rezultatin e zgjedhjeve.

Qytetarëve të Shqipërisë që jetojnë jashtë shtetit iu mohua e drejta për të votuar, edhe pse e kanë të drejt të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Presioni, manipulimi, shit-blerja e votave nga subjektet politike.     

Dosja e dorëzuar në KAS nga Boiken Abazi  (Kliko këtu)

Dosja e dorëzuar në KAS nga Iljaz Shehu (Kliko këtu)

Dosja e dorëzuar në KAS nga Kreshnik Merxhani (Kliko këtu)

Në zgjedhjet e 25 prillit Boiken Abazi mori vetëm 2993 vota, Kreshnik Merxhani mori 148 vota dhe Iljaz Shehu mori 400 vota duke mos e kaluar pragun për të marrë mandatet.   

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi iljaz shehu kreshnik merxhani boiken abazi iljaz shehu kreshnik merxhani

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2021, 08:22

TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht punën Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në mbledhjen që po zhvillohet në K...