Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, MSH: 50 raste të reja, 4 persona ndërrojnë jetë nga virusi në 24 orë, shërohen 1020 qytetarë

11 Maj 2021, 14:19 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri, MSH: 50 raste të reja, 4 persona

TIRANË– 4 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë infektuar me Covid. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur ditën e sotme se nga 2956 testime kanë rezultuar 50 raste të reja, pra 20 raste më shumë se dje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Maj 2021)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 1020
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,956

Testime totale 663,228
Raste pozitive 131,803
Raste të shëruara 119,061
Raste Aktive 10,322
Humbje jete 2,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8545
Shkodër 301
Fier 246
Korçë 215
Gjirokastër 228
Durrës 158
Vlorë 178
Elbasan 132
Lezhë 102
Berat 91
Dibër 70
Kukës 56

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 14:08

SARANDË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku një 33-vjeçar me inicale R.M., është gjetur pa shenja jete në banesën e tij....