Aktualitet

Fundi i një EPOKE/ S’e ‘ekzekutoi’ dot hasmi! Kush është ‘Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për disa vrasje të bujsh

26 Shtator 2019, 08:27 Nga DOSJA
Fundi i një EPOKE/ S’e ‘ekzekutoi’ dot hasmi! Kush

TIRANË- Vdes “Xubi i Yzberishtit”! Fatmir Avdillari ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi u përfshi në një aksident të trefishë në bulevardin “Migjeni”. Teksa 45-vjeçari qarkullonte me motomjetin e tij, është përplasur nga dy makina, një “Opel” dhe një “Toyota”. Policia në njoftimin zyrtar ka bërë me dije se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Por kush është ‘Xubi i Yzberishtit?

Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Ilir Avdillari gjendet në burg, pasi bashkë me vëllezërit e tij, Fatmir dhe Nazmi Avdillari janë akuzuar se kanë vrarë më 27 janar ’98 biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoes”. Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg fabrikës, kur biznesmeni italian sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo-Shqiptare.

Xubi ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave. Arsyet sipas policisë lidheshin me hakmarrjen, pasi Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Vëllezërit janë akuzuar edhe për shumë veprat të tjera penale, mes të cilave renditet edhe shitja e lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit, ku edhe banda vepronte. Një tjetër vrasje ku akuzohen vëllezërit Avdillari, është edhe ajo e Shkëlqim Xhabaftit, i njohur si i forti i Selitës. Në vitin 1998 u dyshua asokohe se Xhabafi ishte vrarë nga vëllezërit Avdillari, të njohur si të fortët e Yzberishtit, pas hasmërisë mes dy bandave, asaj të Yzberishtit dhe asaj të Selitës. Pas vrasjes së Shkëlqim Xhabaftit, familja Xhabafti ka qenë në hasmëri edhe me familjen Avdillari.

Si ndodhi vrasja? 

Vrasja e Shkëlqim Xhabaftit u krye për një konflikt që lidhej me makinën e një biznesmeni italian. Vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari i kishin grabitur makinën një biznesmeni italian dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një inspektor rendi shkuan te rivalët e Yzberishtit për të biseduar se si mund t’ia kthenin makinën të huajit, por në bisedë e sipër debati është nxehur dhe vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari kanë vrarë Xhabaftin.

LAJMI KRYESOR: Vdes “Xubi” i Yzberishit/ Në luftë me bandën e Selitës, por jetën ia mori një aksident në lagje! Fatmir Avdillari vdiq në vend pasi u përplas nga dy mjete, plagoset dhe një grua

(j.v;k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir avdillari iljaz avdillari në kërkim xubi i yzberishtit plagosje ne yzberisht shkëlqim xhabafti vdes fatmir avdillari vdes xubi i yzberishit fatmir avdillari iljaz avdillari në kërkim xubi i yzberishtit plagosje ne yzberisht shkëlqim xhabafti vdes fatmir avdillari vdes xubi i yzberishit

Sondazh

Poll