Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës, gjendet pas disa orësh arma me të cilën Marjus Dema qëlloi mbi shokun e tij

11 Maj 2021, 13:18 Nga DOSJA
Vrasja e Mehmet Qemës, gjendet pas disa orësh arma me të

TIRANË– Pas më shumë se 16 orësh nga vrasja e Mehmet Qemës, është bërë e mundur gjetja e armës me të cilën Marjus Dema qëlloi shokun e tij për vdekje.

Autori i dyshuar i ngjarjes në polici tha se armën e kishte sjellë në tavolinë vetë viktima, ndërsa nuk dihet ende vendi se ku u gjet ekzaktësisht pistoleta.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema vritet mehmet qema marjus dema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll