Aktualitet

Me sytë e mbushur me lot! Stresi reagon i pikëlluar pas vrasjes së Mehmet Qemës, i dedikon vargjet e këngës: Vij shpejt, m

11 Maj 2021, 13:17 Nga DOSJA
Me sytë e mbushur me lot! Stresi reagon i pikëlluar pas vrasjes

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka reguar për herë të parë pas vrasjes së mikut të tij, Mehmet Qema.

Në një postim në Instastory, Stresi ka publikuar një foto me viktimën dhe mbi të ka shkruar vargjet e këngës së Marinit “Meek Meek” (pa zhurmë).

Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik,”- shkruan Stresi teksa ka shtuar edhe disa ikona fytyre të mërzitur dhe me sytë e mbushur me lot.

Stresi është mes shumë personazheve të tjerë publikë që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Qemës, të cilin e vrau dora e shokut të tij, Marjus Dema.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mehmet qema stresi vritet mehmet qema mehmet qema stresi vritet mehmet qema

Sondazh

Poll