Aktualitet

Tragjedi në Lechaina, fëmija shqiptare humb jetën në Greqi, po mblidhte lulekuqe teksa makina e tërheq zvarrë   

11 Maj 2021, 13:43 Nga DOSJA
Tragjedi në Lechaina, fëmija shqiptare humb jetën në Greqi,

GREQI- Një vajzë shqiptare në Leichaina ka humbur jetën ditën e djeshme, teksa po mblidhje lulekuqe në afërsi të serave të prindërit të saj. Newsone shkruan se një makinë e mori zvarrë 5-vjeçaren Kladudia, rreth orës 2: 30 të pasdites.

Pas aksidentit, vajza e vogël u dërgua në Qendrën Shëndetësore Barda ku dhe u konfirmua vdekja e saj. Trupi i 5-vjeçares u dërgua më pas në spitalin e Patras ku do të kryhet autopsia. Drejtuesi i automjetit u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor Andravida Kyllini.

Prindërit e vogëlushes, Bledi dhe Dorina, shqiptarë me origjinë, kishin qenë në Greqi për më shumë se tridhjetë vjet. Ata punonin shumë për të mbështetur fëmijët e tyre. Ata kishin marrë me vete vajzën e tyre të vogël Claudia që sapo ishte kthyer nga kopshti, ndërsa djali i tyre, i cili është një gjimnazist, ishte në shkollën e tij. Varrimi i 5-vjeçares ka shumë të ngjarë të bëhet në Shqipëri.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne leichaina andravida kyllini bledi dorina klaudia aksident ne leichaina andravida kyllini bledi dorina klaudia

Sondazh

Poll