Aktualitet

Vdes “Xubi” i Yzberishit/ Në luftë me bandën e Selitës, por jetën ia mori një aksident në lagje! Fatmir Avdillari vdi

11 Maj 2021, 12:49 Nga DOSJA
Vdes “Xubi” i Yzberishit/ Në luftë me bandën e

TIRANË– Fatmir Avdillari, i njohur si “Xubi i Yzberishtit” ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulevardin e Ri “Migjeni” në zonën e Yzberishit, ku motori me të cilën qarkullonte Avdillari, është përplasur nga dy makina. 

Avdillari, i cili drejtonte motorin, ka ndërruar jetë në vend për shkak të impaktit të marrë nga përplasja. Ndërsa po ashtu edhe drejtuesja e mjetit tip “Toyota” ka mbetur gjithashtu e lënduar nga aksidenti dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

45-vjeçari, Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, madje ishte subjekt i OFL-së. Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri, ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.

Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje. Fatmir Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008.

Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave, pasi dyshonte që i kishte vrarë vëllanë. Por saga e tij me drejtësinë nuk përfundoi këtu, pasi pas daljes nga burgu, në 2017 “Xubi” u akuzua për trafik droge. Ndërkohë grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit të rëndë.

(k.m/f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne yzberisht fatmir avdillari tirane vdes fatmir avdillari vdes xubi i yzberishit aksident me vdekje ne yzberisht fatmir avdillari tirane vdes fatmir avdillari vdes xubi i yzberishit

Sondazh

Poll