Aktualitet

Rrjedh gazi i gjeneratorit në minierën e Martaneshit/ 2 minatorë të asfiksuar, njëri në gjendje të rëndë, transportohet

11 Maj 2021, 10:58 Nga DOSJA
Rrjedh gazi i gjeneratorit në minierën e Martaneshit/ 2 minatorë

DIBER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Martanesh ku 2 minatorë janë asfiksuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një gjenerator. Njëri prej minatorëve ishte duke salduar vagonat me gjenerator, kur gazi ka nisur të rrjedhë. Ai është asfiksuar dhe në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 kolegët e tij të cilët kanë shpëtuar pa lëndime të shumta. Në gjendje më të rëndë është saldatori 45-vjeçar Shyqyri Elezi i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë që nga gazi janë lënduar në total edhe 4 minatorë të tjerë, të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të minatorëve. Në një lidhje telefonike me Report Tv, Jella tha se deri tani në spital janë paraqitur 3 minatorë, të cilët kanë shfaqur shenja helmimi dhe asfiksimi nga gazi. Sipas mjekut, një nga minatorët është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në spital ushtarak drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Nexhmedin Shehu, prefekti i Dibrës ka thënë se në fillim janë bllokuar dy minatorë, por shokët e tyre kanë dashur që tu vijnë në ndihmë. Më pas, këta të fundit janë bllokuar edhe vetë brenda galerisë. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shembet galeria ne martanesh shyqyri elezi shembet galeria ne martanesh shyqyri elezi

Sondazh

Poll