Aktualitet

“Shtëpia e barit” në Lushnje, Gjykata jep masën e sigurisë për gomistin dhe dy elektriçistët, dy i lë të lirë

11 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA
“Shtëpia e barit” në Lushnje, Gjykata jep masën e

LUSHNJE– Gjykata e Shkallës së Parë në Lushnje ka dhënë masën e sigurisë për tre personat e arrestuar pak ditë më parë për kultivimin e lëndëve narkotike në një ish-karburant në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnje.

Në përfundim të hetimeve, Gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për Mario Çelën, për elektiçistin Mestan Zoton vendosi masën ‘arrest shtëpie’ dhe për Visli Liçin vendosi masën ‘arrest me burg’. Çela ishte i akuzuar për kultivim bimësh lëndësh narkotike, por sot i është ndryshuar aktakuza në ‘Moskallëzim krimi’, pasi punonte si gomist në afërsi të objektit. Ndërsa për elektriçistit është ngritur akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’. 

“Shtëpia e barit” u godit nga policia 4 ditë më parë, pas një hetimi disa mujor. Në kuadër të operacionit ‘Krutja’, u arrestua në flagrancë Mario Çela, 40 vjeç. Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” elektriçistët Mestan Zoto, 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe Vilsi Liçi, 23 vjeç, banues në fshatin Gorre.  Ervin Rista, ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga 2004. 45-vjeçari është shpallur në kërkim së bashku me 2 bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç të dy banues në Fier.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ervin rista lirim serdani mario cela mestan zoto shtepia e barit ne lushnje visli lici ervin rista lirim serdani mario cela mestan zoto shtepia e barit ne lushnje visli lici

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 10:17

TIRANË– Reperi Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini është personi i parë nga grupi “banda e 5 Majit” që ka reaguar pas vrasjes së Mehmet Qemës. Në nj...