Politike

Kandidat i pavarur për Bashkinë Elbasan, Albert Shopi e mohon: Është Fake News

20 Maj 2019, 08:34 Nga DOSJA
Kandidat i pavarur për Bashkinë Elbasan, Albert Shopi e mohon:

Tiranë- Albert Shopi, Përfaqësuesi i lëvizjes të Legalitetit në Elbasan, gjatë një prononcimi për Fax News thotë se është vendosur pa dijeninë e tij si kandidat i pavarur për Elbasanin.

Ai e mohon këtë kandidaturë dhe shprehet se lajmi nuk është i vërtetë.

“Ne jemi bashkë më të djathtën në të gjitha lëvizjet e saj. Jam lajmëruar nga shokët, nuk është lajm i vërtetë. Un them qytetarëve të Elbasanit është Fake News”, u shpreh Albert Shopi.

Pyetjes se pse u zgjodh pikërisht emri i tij ai është përgjigjur:  “Ka njerëz e kundërshtarë që s’u vjen mirë që e djathta e partia e Legalitetit rri në hije. S’jemi në hije, por bashkë me të djathtën. Është afër me të djathtën. Është një lëvizje e djathtë. Mesazhi im është që populli i Elbasanit të firmosë të djathtën në veçanti dhe jo në përgjithësi.”

Vendi ende ndodhet në një krizë politike, Rama shprehet i vendosur që të hyjë në zgjedhjet e 30-qershorit. Nga ana tjetër opozita vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alber shopi mohon kandidaturën zgjedhjet lokale 30 qershor alber shopi mohon kandidaturën zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll