Politike

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje të përbashkët, mungojnë Rama dhe Haradinaj

20 Maj 2019, 08:36 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje të

TIRANË- Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë zhvilluar sot  një mbledhje të përbashkët  në Tiranë. Ky takim ishte i natyrës koordinuese lidhur me marrëveshjet e nënshkruara nga Rama dhe Haradinaj në mbledhjen e fundit të përbashkët në 26 nëntor 2018.

Në këtë takim nuk ishin të pranishëm dy kryeministrat, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama. Por në mungesë të tyre biseda u drejtua nga zëvendës kryeministrat, Erion Braçe dhe Fatmir Limaj.

Limaj në një fjalë të shkurtër tha se e rëndësishme është që qy qeveritë të jenë bashkë dhe tha se  duhet që grupet e punës të angazhohen për plotësimin e marrëveshjes.

Kjo është mbledhja e katërt mes dy qeverive në të cilat janë firmosur disa marrëveshje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hamush haradinaj mbledhja e dy qeverive edi rama hamush haradinaj mbledhja e dy qeverive

Sondazh

Poll