“Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzoh
TIRANË– Mehmet Qema, banues në rrugën “5 Maji”, 27 vjeç dhe një person pa precedent penal është ekzekutuar me armë zjarri nga miku i tij Marjus Dema. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në lagjen e Qemës, ku viktima bashkë me autorin dhe disa djem të tjerë, ishin mbledhur të pinin në një lokal në zonën e “5 majit”, pavarësisht se ora policore kishte kaluar.
Rreth orës 23:40, pasi shtatë të rinjtë kishin kthyer disa gota me alkool, situata në lokalin që shumë shpejt do të kthehej në skenë krimi, nuk po dukej më aq miqësore. Këtu nisi konflikti mes Demës dhe Qemës. Në gjaknxehtësi e sipër Marjus Dema ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në një distancë mjaft të afërt mikun e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Qema ka rënë në tokë, ndërsa autori është larguar për tu vetëdorëzuar paraditen e sotme në Drejtorinë e Policisë Tiranë. 28-vjeçari Marjus Dema bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari është vetëdorëzuar në polici. Ai ka deklaruar se nuk ka patur qëllim ta vriste shokun e tij, pasi ishin miq.
Pesë personat e tjerë janë nisur të çojnë në spital 27-vjeçarin, por fatkeqësisht Mehmet Qema mbërriti pa shenja jete në duart e bluzave të bardha. Plumbi në gjoks i kishte prekur zemrën, duke bërë që Qema të ndërronte jetë.
Ende nuk dihet saktësisht shkaku që nisi konfliktin mes dy miqve që në shumë foto të publikuara, pozonin duke buzëqeshur krah njëri-tjetrit. Dosja.al ka siguruar sot fotot e viktimës, një i ri me tatuazhe dhe të autorit gjithashtu.
Sot në polici janë shoqëruar rreth 10 persona, të cilët kanë dijeni apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Ata do të merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Në kërkim janë shpallur edhe pesë personat e tjerë. Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë që policia vazhdon hetimin për ngjarjen, dy janë pistat kryesore të hetimit. E para se i riu është vrarë nga pakujdesia ndërsa e dyta se ai është ekzekutuar për shkak të një konflikti të çastit. Një tjetër version që ka dalë në media është se djemtë po luanin ruletën ruse, dhe se “fati” i keq i ka rënë Mehmet Qemës. Por edhe në këtë rast, pistoleta mulli nuk është gjetur.
Por kush janë djemtë e lojës “ruleta ruse”?
Ata nuk janë emra të panjohur për Policinë e Shtetit. Të njohur edhe si “banda e 5 majit”, djemtë problematikë njiheshin për miqësinë e tyre me reperat shqiptarë si Stresi, Marini dhe Meriton Mjekiqi. Disa prej tyre edhe janë ndaluar nga policia për konsum të lëndëve narkotike dhe më pas janë lënë të lirë.
(f.m;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Vrau shokun me plumb në zemër, publikohet fotoja e Marjus Demës, i riu pozonte krah për krah me viktimën
TIRANË– Dosja.al ka siguruar foton e autorit të krimit të ndodhur një natë më parë në rrugën “5 maji” në Tiranë. Personi që shikoni në foton e mëposhtme ës...
Vrasja e Mehmet Qemës në Tiranë, policia shpall në kërkim 6 persona, mes tye edhe Marjus Demën
TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë Marjus Qema, janë shpallur në kërkim 6 persona që kanë qenë në vend...
Plumbi në zemër i mori jetën! Dalin fotot e Mehmet Qemës, me tatuazhe të shumta në trup e varëse në qafë!
TIRANË– Personi që shihni në fotot e mëposhtëme është Mehmet Qema, personi që u vra mbrëmjen e djeshme nga një plumb në zemër. Autori i dyshuar i ngjarjes ...
Zbardhen DETAJE të tjera nga vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë! Viktima ishte ulur në kafe me 5 djem, mori vetëm një plumb n
TIRANË– Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e ndodhur mrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Mësohet se i riu ...
RAPORTI/ Paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim, hotele, pallate e bare! Tirana, vendi me apartamentet më të s
Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e drogës pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri, raportohet në një studim të Iniciati...
‘Skenë krimi!’/ U qëllua disa herë me pistoletë dhe vdiq në spital, pamje nga vendi ku u vra 27-vjeçari në Tiranë
TIRANË– Dalin pamjet e para nga vendi ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme Policia e Shtetit ka rrethuar me...
Dhunoi dhe përdhunoi gruan shtatzënë, shqiptari dënohet me 5 vjet burg! E akuzonte për tradhëti, HISTORIA e çiftit
ITALI– Një 37-vjeçar shqiptar banues në Fontevivo, përfundoi në burg pasi akuzohej për dhunë në familje dhe abuzim seksual ndaj gruas së tij. Gjyka...
Pas Vlorës, TRONDITET Tirana! Vrasje tek “5 maji”, 27-vjeçari qëllohet me pistoletë, ndërron jetë në spital. Policia
TIRANË– Tronditet kryeqyteti! 27-vjeçari, i identifikuar si Mehmet Qema, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnat...
Mashtrimi 2 miliardë, Artan Hoxha tregon për zhdukjen e Ozer në Shqipëri: Vështirë ta gjesh! S’evidentohet kollaj, B
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje lidhur me 27-vjeçarin turk Faruk Fatih Ozer, i cili po fshihet në Shqipëri ...