Aktualitet

Mashtrimi 2 miliardë, Artan Hoxha tregon për zhdukjen e Ozer në Shqipëri: Vështirë ta gjesh! S’evidentohet kollaj, B

10 Maj 2021, 21:32 Nga DOSJA
Mashtrimi 2 miliardë, Artan Hoxha tregon për zhdukjen e Ozer në

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje lidhur me 27-vjeçarin turk Faruk Fatih Ozer, i cili po fshihet në Shqipëri pasi kërkohet nga autoritetet e Turqisë për mashtrim. 

Gazetari u shpreh se turku ka patur lidhje në Shqipëri dhe për gjetjen e tij janë gjurmuar 7 baza në Tiranë. Madje shtoi se për kapjen e tij është vënë në lëvizje edhe BKH-ja, agjentët e të cilës e kanë si detyrën e tyre të parë. 

Ai është akoma në Shqipëri. Ishte në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe ka një informacion tjetër, që është në Tiranë. Janë 4 oficerë turq në Shqipëri, është përfshirë edhe BKH bashkë me specialistë të Policisë së Shtetit. Nuk është personazh që evidentohet kollaj. Kjo është detyra e parë. Ai nuk ekspozohet kollaj, mund të tretet dhe të humbë përmes turmës. Avantazhi është se Shqipëria ka shumë pak pika kufitare dhe nuk ka ku del. Ndërsa brenda në Shqipëri, në labirinth është e vështirë ta gjesh,”-tha gazetari

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi artan hoxha faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi

Sondazh

Poll