Aktualitet

11 Maj 2021, 06:21 Nga DOSJA

TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema, policia ka njoftuar se janë shpallur 6 persona në kërkim, mes tyre edhe autori, Marjus Dema.

Policia bën me dije se Dema akuzohet për vrasje me dashje dhe për armëmbajtje pa leje. Personat e tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk kanë kallëzuar krimin e rëndë, si dhe janë munduar të pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

FOTOT+DETAJE/ Si u vra Mehmet Qema teksa pinte në lokal gjatë orës policore, Marjus Dema nxorri armën dhe e qëlloi në zemër, më pas u ‘zhuk’. Shoqërohen 10 persona në polici, miqtë që dëshmuan krimin, shpallen në kërkim

(kle.mu;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll