Dhunoi dhe përdhunoi gruan shtatzënë, shqiptari dënohet me 5 vjet burg! E akuzonte për tradhëti, HISTORIA e çiftit
10 Maj 2021, 21:41Nga DOSJA
ITALI– Një 37-vjeçar shqiptar banues në Fontevivo, përfundoi në burg pasi akuzohej për dhunë në familje dhe abuzim seksual ndaj gruas së tij. Gjykata e Kasacionit e dënoi të riun shqiptar me 5 vjet burg, pasi ai keqtrajtoi gruan e tij për dy vjet dhe një të njohur, duke menduar se kishte një lidhje me të.
Të gjitha këto vepra të kryera kundër bashkëshortes së tij dhe një të njohuri datojnë që nga 1 maji 2019. Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe nga frika për sigurinë e tij, burri i akuzuar nga shqiptari u detyrua të lëvizte së pari në Sardenjë, pastaj më pas jashtë vendit. Megjithatë ai denoncoi kërcënimet në Polici.
Bashkëshortja, e thirrur nga Karabinierët mbështeti gjithashtu versionin e mikut, duke gjetur forcën për të treguar të gjitha abuzimet dhe ngacmimet që ishte detyruar të vuante me kalimin e kohës nga burri i saj, madje edhe para djalit të saj më të vogël 12-vjeçar. E reja shqiptare tregoi se i shoqi e kishte dhunuar edhe kur kishte qenë shtatzënë.
Gjykatësi Alessandro Conti në dritën e provave të marra nga Karabinierët, urdhëroi masën e sigurimit të paraburgimit në burg, kryer më 25 korrik 2019 nga efektivët e Stacionit Fontanellato. Më 19 Prill 2021, pas shpalljes së papranueshmërisë së apelit nga Gjykata e Kasacionit, burri u transferua në burgun e Parmës për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë heqje lirie.
TIRANË– Tronditet kryeqyteti! 27-vjeçari, i identifikuar si Mehmet Qema, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnat...
Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë pandemisë, ishin të shumta.Në këtë periudhë lulëzuan shumë biznese që “mashtrojnë” apo abuzojnë me ...
TIRANË– Moderatorja Eni Vasili është shfaqur në emision me një dorezë ortopedike në dorë! Teksa prezantonte emisionin “Open”, mburoja në kyçin e dor...
BRUKSEL- Europarlamentari grek, Manolis Kefalogiannis përgëzon kryeministrin Edi Rama për procesin zgjedhor. Sot, kryetari i Delegacionit të Parlamentin Europia...
BRITANI E MADHE– 5 persona, 3 prej të cilëve ishin shqiptarë, janë dënuar me burg pasi u kapën brenda një fabrike kanabisi në një bodrum në Bradford. Prok...
GREQI- Një vajzë vetëm 5 vjeç humbi jetën në Greqi, teksa disa persona tentuan ta rrëmbenin. Mediat e huaja shkruajnë se vajza iu iku nga shikimi prindër...
Mjaftoi një kërpudhë për t’i marrë jetën familjes Haliti. Disa ditë më parë 3 anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë pas një helmimi ush...