Pas Vlorës, TRONDITET Tirana! Vrasje tek “5 maji”, 27-vjeçari qëllohet me pistoletë, ndërron jetë në spital. Policia
10 Maj 2021, 21:41Nga DOSJA
TIRANË– Tronditet kryeqyteti! 27-vjeçari, i identifikuar si Mehmet Qema, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në lagjen “5 maji” në kryeqytet. Në rrethana që ende nuk dihet, i riu është qëlluar me pistoletë, e pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka ndërruar jetë në spital.
Deri më tani raportohet se vrasja e të riut ka ndodhur si pasojë e një konflikti, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkakun dhe autorin e ekzektutimit të të riut. Policia ka nisur punën për rrethimin e zonës, ndërsa janë shoqëruar në Komisariat persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni lidhur me vrasjen e ndodhur.
“Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit,”-bën me dije Policia.
Kjo është humbja e dytë brenda 24 orëve që ndodh në vend. Vetëm pak orë më parë, në Vlorë u vra biznesmeni Bledar Birçaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.
(ki.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë pandemisë, ishin të shumta.Në këtë periudhë lulëzuan shumë biznese që “mashtrojnë” apo abuzojnë me ...
TIRANË– Moderatorja Eni Vasili është shfaqur në emision me një dorezë ortopedike në dorë! Teksa prezantonte emisionin “Open”, mburoja në kyçin e dor...
BRUKSEL- Europarlamentari grek, Manolis Kefalogiannis përgëzon kryeministrin Edi Rama për procesin zgjedhor. Sot, kryetari i Delegacionit të Parlamentin Europia...
BRITANI E MADHE– 5 persona, 3 prej të cilëve ishin shqiptarë, janë dënuar me burg pasi u kapën brenda një fabrike kanabisi në një bodrum në Bradford. Prok...
GREQI- Një vajzë vetëm 5 vjeç humbi jetën në Greqi, teksa disa persona tentuan ta rrëmbenin. Mediat e huaja shkruajnë se vajza iu iku nga shikimi prindër...
Mjaftoi një kërpudhë për t’i marrë jetën familjes Haliti. Disa ditë më parë 3 anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë pas një helmimi ush...