Aktualitet

ZBULOHET EMRI! Kush ishte viktima e vrasjes së 2011, pse akuzohej Bledar Birçaj për atentatin e Vlorës, Policia ka dy pista

10 Maj 2021, 17:13 Nga DOSJA
ZBULOHET EMRI! Kush ishte viktima e vrasjes së 2011, pse akuzohej Bledar

VLORË– Bledar Birçaj, 40 vjeç u ekzektua sot brenda makinës së tij në Vlorë. Teksa lëvizte brenda qytetit, i shoqëruar nga një tjetër person që ende nuk është identifikuar, Birçaj nuk u mbijetoi dot plumbave të marrë. Por 40-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë.

Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasjen e Artur Tahirajt, duke qëndruar në burg për 45 ditë. Megjithatë nuk iu gjet asnjë provë që e fajësonte të ndjerin për vrasjen e ndodhur në Vlorë, kështu që organet e drejtësisë e lanë të lirë, madje duke e “likuiduar” për ditët e burgut që bëri.

Vrasja e Tahirajt është pista kryesore ku edhe po hetohet për të gjetur autorët e ekzekutimit të 40-vjeçarit, por jo e vetmja. Viktima e sotme dyshohet se ka qenë tejet aktiv edhe Spanjë me trafikimin e lëndëve narkotike, megjithatë mbetet përt t’u parë në vijim se cili ka qenë motivi i vërtetë i vrasjes së tij.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. 15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt. Ky i fundit shkoi gjallë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artur tahiraj vritet bledar bircaj artur tahiraj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 16:03

VLORË– Sot, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e 40-vjeçarit, Bledar Birçaj. Pronari i një lokali bar-kafe në zonën e Lungomares, u qëllua ...

Aktualitet 10 Maj 2021, 15:30

ELBASAN– Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga sal...