Aktualitet

Merret pa asnjë PAGESË! Kjo është pasaporta jeshile shqiptare, çdo i vaksinuar që ka marrë dy doza mund të pajiset, skan

10 Maj 2021, 16:40 Nga DOSJA
Merret pa asnjë PAGESË! Kjo është pasaporta jeshile

TIRANË– Të gjithë shtetasit shqiptar të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid mund të pajisen me pasaportën e gjelbër të vaksinimit.

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet librezat e vaksinimit sherbimet ne ealbania librezat e vaksinimit sherbimet ne ealbania

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 16:03

VLORË– Sot, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e 40-vjeçarit, Bledar Birçaj. Pronari i një lokali bar-kafe në zonën e Lungomares, u qëllua ...

Aktualitet 10 Maj 2021, 15:30

ELBASAN– Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga sal...