Aktualitet

10 Maj 2021, 16:03 Nga DOSJA

VLORË– Sot, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e 40-vjeçarit, Bledar Birçaj. Pronari i një lokali bar-kafe në zonën e Lungomares, u qëllua për vdekje me armë zjarri, por ende nuk ka një emër nga Policia e Shtetit për të dyshuarin kryesor. 

40-vjeçari rezulton se ka një të shkuar problematike, pasi vite më parë ai ishte përfshirë në një përplasje fizike me juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H. Bashkë me vëllain e tij, Eltonin, kanë rrahur me grushta juristin për shkak të detyrës. Në konfliktin e ndodhur më 21 dhjetor të vitit 2010, dy vëllezërit kishin hasur probleme për regjistrimin e një prone dhe vendosën që të “zgjidhnin çështjen”.

Juristi i denoncoi në Policinë e Vlorës, megjithatë ia dolën që t’i shpëtonin prangave duke u proceduar në gjendje të lirë. Ndërsa vetëm pak muaj më vonë, më 27 janar të vitit 2011, viktima u arrestua nga Policia pasi akuzohej për vrasje. Mirëpo këto akuza nuk u provuan kurrë nga organi i hetimit dhe për pasojë, 40-vjeçari doli nga qelia në prill të të njëjtit vit. Madje dhe me dëmshpërblim për ditët e burgut.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. 15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt. Ky i fundit shkoi gjallë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet bledar bircaj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 15:30

ELBASAN– Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga sal...