Bota

Greqia pritet të marrë vendimin ne 24 maj, Shqiptarët në pritje të hapjes të kufirit grek

10 Maj 2021, 16:40 Nga DOSJA
Greqia pritet të marrë vendimin ne 24 maj, Shqiptarët në

GREQI- Në çdo rast kalimi, të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania dhe të tjerët duhet të kenë test PCR. Ndërsa në datën 14 maj do të bëhet hapja e turizmit ku do të përfshihet lejimi në pikat e kufirit për vendet e Europës.

Sot u urdhëruan drejtoritë e policisë në zonat kufitare që të dërgojnë forca shtesë në këto pika. Ende nuk është vendosur nëse doganat do të punojnë 24 orë apo do të mbyllen në orën 22:00.

Mësohet se lëvizja do të jetë e lirë për të vaksinuarit me çdo vaksinë të aprovuar, por nuk përjashtohet vaksina kineze dhe ruse. Ata që nuk kanë marrë 2 doza të vaksinës duhet të bëjnë test PCR për të kaluar kufirin.

Numri i kufizuar e personave që lejohet të hyjnë në Greqi çdo ditë ka bërë që shumë qytetarë të mos gjejnë mundësi në sistemin e PLF për të aplikuar. Në mënyrë që të mos djegin rezultatet e testeve anti Covid shumë devijojnë lëvizjen drejt Maqedonisë apo aeroportit, por pritet që situata të përmirësohet në rast se qeveria greke vendos të hapë turizmin dhe të hapë kufirin me shtetet e tjera.

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 masat anti covid ne greqi covid-19 masat anti covid ne greqi

Sondazh

Poll