Dita e Drejtësisë, Soreca mungon, sjell përfaqësuesin: Vettingu duhet të intensifikohet, do t’ju ndihmojmë politikisht d
10 Maj 2021, 13:40Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka munguar në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të 10 majit, Ditës Kombëtare të Drejtësisë. Një përfaqësues i Ambasadës, Alexis Hupin, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në vend të tij, duke sqaruar se ambasadori po zhvillonte një tur në vend, duke përcjellë më pas mesazhin e tij, teksa u ndal gjatë tek procesi i Vettingut. Në fjalën e tij, u shpreh se procesi duhet që të intensifikohet dhe më shumë mbështetje duhet dhënë për shkollën e magjistraturës.
“Fakti që kemi aktorë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë është shenjë e njohjes së rolit. Kjo reformë në Drejtësi është punë në progres dhe nuk mund të bëhet perfekte brenda natës apo ditës, kërkon kohën e vetë për të arritur pikën e konsolidimit. Zhvillimi i praktikës gjyqësore na nxjerr një mësim të aplikueshëm. Është mësimi i përmirësimit të vazhdueshëm në mënyrë që të nxjerrim ndryshim. Nuk e kemi përfunduar këtë proces, kemi ende shumë rrugë para. Vettingu duhet të intensifikohet dhe efikasiteti duhet që të rritet gjithmonë dhe më tepër. Vettingu ka shkaktuar shumë vende bosh ndaj duhet mbështetur shkolla e magjistraturës. Ne do të qëndrojmë krah jush, jemi të mobilizuar. Do t’ju ndihmojmë politikisht dhe financiarisht me vendet anëtare të BE dhe SHBA,”-tha ai në fjalën e tij.
TIRANË- Një grua që nuk mbante mend se ku i kishte vendosur bizhutë e florinjta, pasi kreu një hetim privat, ku dhe zbuloi se i biri fuste të dashurën në s...
VLORË– Bledar Birçaj i cili humbi jetën ditën e sotme në një atentat me armë zjarri ishte kthyer nga Spanja një muaj më parë. Policia ka nisur dyshi...
TIRANË– Një nënë 34-vjeçare ka treguar historinë e trishtë të jetës së saj,s esi është dhunuar e tradhtuar vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, por j...
BELGJIKË- Në fund të Prillit, policia belge arrestoi një organizatë kriminale shqiptare të dyshuar për importimin e drogës nga Holanda dhe shpërndarjen e t...
LLOGARA– Temperaturat sa vijën e rriten por Qafa e Llogarasë është mbushur me mjegull ditën e sotme. Videoja e publikuar nga Top-Channel tregon se fushëpa...
VLORE– Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para zyrtare në lidhje me vrasjen e biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Policia konfirmon se ai ka ndërr...