Aktualitet

U ekzekutua me breshëri armësh në Vlorë, del fotoja e Bledar Birçaj, biznesmeni 40-vjeçar i sapo kthyer nga Spanja

10 Maj 2021, 13:03 Nga DOSJA
U ekzekutua me breshëri armësh në Vlorë, del fotoja e Bledar

VLORË– Është bërë publike fotoja e Bledar Birçajt, biznesmenit 40-vjeçar që u ekzekutua me 7 plumba ditën e sotme në Vlorë. Dosja.al ka siguruar foton e viktimës.

Birçaj kishte vetëm tre javë në Shqipëri prej kthyer nga Spanja, ku edhe jetonte.

Atentati ndaj tij ndodhi në  lagjen “Hajro Çakërri”, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMW dhe i dolën në pritë. Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.

Ekzekutohet pronari i “The Boss” në Vlorë, Bledar Birçaj po udhëtonte me BMW X5, autorët i prenë rrugën dhe e qëlluan me breshëri, shpëton për mrekulli pasagjeri, biznesmeni ishte skeduar në të shkuarën (NGJARJA)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet bledar bircaj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll