Frika nga hajdutët, nëna denoncon të dashurën e djalit për bizhuteritë
10 Maj 2021, 13:00Nga DOSJA
TIRANË- Një grua që nuk mbante mend se ku i kishte vendosur bizhutë e florinjta, pasi kreu një hetim privat, ku dhe zbuloi se i biri fuste të dashurën në shtëpi, u bind se e kishte zbuluar me forcat e saj hajdutin.
A.RR., sipas burimeve policore të GazetaSi.al, kërkoi që forcat e policisë të komisariatit numër 4, që të kërkonin gjurmët e hajdutit, ndonëse e kishte një emër që ua tregoi. Por nga hetimi i detajuar që doli më pas, rezultoi se e dashura e djalit nuk ishte hajduti dhe se nga kontrollet e imtësishme, bizhuteritë e shtrenjta ishin fshehur nga gruaja mbi dollap dhe ajo kishte harruar vendin.
“Në dhomën e djalit është varësja e floririt të djalit me emrin e tij. Në sallon, tek minibari në një kuti zbukurimi ishin katër unaza floriri të futura në sirtar. E pyeta djalin kur po bëja punët se ku gjendej kutia e unazave dhe më pas kërkova varësen e floririt. Fillova të kontrolloj për florinjtë e tjerë nëpër shtëpi dhe pashë që të gjithë mungonin”, – shprehet e shqetësuar gruaja A.RR. Gruaja kujton se nga kontrolli i tepruar, shkaktoi rrëmujë në banesë.
“Më pas pyeta djalin, pasi kisha dyshime se kush mund të kishte hyrë në shtëpi. Djali tha që kishte futur dy herë të dashurën dhe hera e fundit, ishte të premten. I kam shpjeguar se sendet e florinjta i mbaja përherë në këto vende fikse dhe se asnjëherë nuk i ka ndodhur gjë”.
Sipas gruas, e dashura e djalit është një 17-vjeçare, emrin e të cilës ia ka treguar i biri, duke i dhënë madje edhe numrin e telefonit të saj. Menjëherë pas kësaj dëshmie, bëhet me dije nga burimet e GazetaSi.al, se agjentët kërkuan dëshminë e djalit të ri, një 22-vjecar i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë.
“Të dashurën e takova tre muaj më parë, u bëmë shokë. Për herë të parë e futa në banesë të dashurën në kohë dreke, meqenëse asnjëri nga prindërit nuk gjendej në shtëpi. Pasi e ftova herën e parë, takimet tona në shtëpi ishin në kohë dreke. Çdo gjë ishte normale”. I riu tregon se nëse e dashura do të kishte qenë hajdute, do ta kishte përvetësuar varësen e floririt që në takimin e parë.
“Varësja ime e floririt ishte në komodinë dhe aty e gjeta kur e çova në shtëpi pas takimit të parë. Tek G., nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë”, – këmbëngul ai për të dashurën e tij.
Por e ëma, e bindur që 17-vjeçarja mund të jetë joshur nga florinjtë dhe nuk e ka menduar mirë, ka kërkuar që të pyetet edhe vajza.
“Mamaja më mori në telefon atë ditë dhe nuk e hapa si zakonisht, pasi po kthehesha në shtëpi. Pasi mamaja më tregoi për humbjen e bizhuterive, rashë menjëherë dakord që të shkonim në komisariat për të gjetur hajdutët”.
Por sipas burimeve të GazetaSi.al, dyshimet mbi vajzën e dashuruar, kanë rënë pak çaste më vonë, kur gruaja që drejtoi gishtin drejt saj, është kujtuar. Ajo menjëherë është lutur që policia të mos kryente asnjë telefonatë në adresë të 17-vjeçares.
“Ka mundësi që t’i kem zhvendosur mbi minibar“, – ka hapur opsionin A.RR., e cila sapo është afruar pranë minibarit i ka gjetur të fshehura prej dorës së saj të gjitha bizhuteritë e shtrenjta. Me këtë rast adoleshentja nuk u thirr në polici, megjithëse çështja u raportua dhe u mbajt shënim nga agjentët që nuk i shmangën dot veprimet paraprake hetimore.
GAZETA SI
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORË– Bledar Birçaj i cili humbi jetën ditën e sotme në një atentat me armë zjarri ishte kthyer nga Spanja një muaj më parë. Policia ka nisur dyshi...
TIRANË– Një nënë 34-vjeçare ka treguar historinë e trishtë të jetës së saj,s esi është dhunuar e tradhtuar vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, por j...
BELGJIKË- Në fund të Prillit, policia belge arrestoi një organizatë kriminale shqiptare të dyshuar për importimin e drogës nga Holanda dhe shpërndarjen e t...
LLOGARA– Temperaturat sa vijën e rriten por Qafa e Llogarasë është mbushur me mjegull ditën e sotme. Videoja e publikuar nga Top-Channel tregon se fushëpa...
VLORE– Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para zyrtare në lidhje me vrasjen e biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Policia konfirmon se ai ka ndërr...
TIRANË– Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit në Shkodër ka tronditur të gjithë opinionin. I mituri me inicialet N.Y ka varur veten teksa ten...