Politike

Ftesa e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri, refuzon PD-ja: Diversion, detyra jonë është të mbrojmë votat

10 Maj 2021, 09:09 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri, refuzon PD-ja:

TIRANË- Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës publike që kryeministri Edi Rama i bëri sot PD për të zgjedhur presidentin e Republikës. Në një deklaratë për mediat, PD e quan ftesën një “diversion”, ndërsa shton se detyra kryesore e PD është që të qëndrojë e vendosur përballë masakrës elektorale. PD thotë se asnjë diversion nuk do e ndalë dhe se do të fillojë shumë shpejt të shpalosë provat dhe faktet që provojnë masakrën elektorale.

DEKLARATA E PLOTË E PD:

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Çfarë ndodhi sot?

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike para grupit të socialistëve që u angazhuan në fushatën e 25 prillit 2021, i drejtoi një ftesë publike Partisë Demokratike për të diskutuar për emrin e presidentit të ri. Presidenti i ri i Republikës e merr mandatin zyrtarisht më 24 korrik 2022, ndërsa zgjedhja bëhet nga Kuvendi i ri që do të zyrtarizohet në shtator të këtij viti. Por socialistët nuk duan të presin, pasi kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit aktual, Ilir Meta.

(F.g;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama 10 maj 2021 partia demokratike zgjedhja e presidentit te ri edi rama 10 maj 2021 partia demokratike zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll