Aktualitet

Ekzekutohet pronari i “The Boss” në Vlorë, Bledar Birçaj po udhëtonte me BMW X5, autorët i prenë rrugën dhe e qëllua

10 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA
Ekzekutohet pronari i “The Boss” në Vlorë, Bledar

VLORË–Bledar Birçaj, 40 vjeç është ekzekutuar mesditën e sotme tek vendi i njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. Biznesmeni ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW x5 bashkë me një mikun e tij kur rruga i është prerë nga një tjetër automjet që ishte në ecje. Më shumë se 15 të shtëna janë lëshuar në drejtim të biznesmenit 40-vjeçar, i cili ka marrë 7 plumba. Ai u dërgua me urgjencë në spital por për fat të keq nuk ka mundur të shpëtojë. Me fat ka qenë miku i tij, i cili ka shpëtuar për mrekulli pavarësisht breshërisë së plumbave. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur një sërë pikash kontrolli në hyrje dhe dalje të Vlorës për të identifikuar dhe kapur autorët të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Kaninës.

Por kush është viktima?

40-vjeçari rezulton se është pronari i një sërë bizneseve në qytetin e Vlorës, përfshirë një lokal bar-kafe në zonën e Lungomares, me emrin “The Boss”. E shkuara e Birçajt rezulton se është problematike. Në vitin 2011 ai u arrestua për akuzën e vrasjes me paramendim të Artur Tahiraj dhe shkatërrimit të pronës, për tu liruar në prill të 2011-ës. Birçaj asokohe vetëm 30 vjeç ia doli të mbyllte telashet me drejtësinë ndërsa po atë vit, bashkë me vëllain e tij, Eltonin kanë rrahur me grushta  juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H, për shkak të detyrës. Asokohe, prokuroria e ka proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë që emri i tij nuk ka dalë më në skenë deri mesditën e sotme, kur biznesmenit iu pre rruga dhe u vra në një atentat tipik mafioz.

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet atentat te bishti i kalldremit vritet bledar bircaj atentat te bishti i kalldremit vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 11:26

Ndërron jetë i plagosuri në Vlorë!

VLORË- Ndërron jetë personi të cilit iu bë atentat brenda makinës tip BMW x5 në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka mbërritur i gj...