Aktualitet

Ndryshime në Kodin Rrugor! Nëse mbarohen pikët, nis kursi i plotë i marrjes së patentës, Hodaj: Ka disiplinim

10 Maj 2021, 11:35 Nga DOSJA
Ndryshime në Kodin Rrugor! Nëse mbarohen pikët, nis kursi i

TIRANË– Ndryshime të reja janë bërë në Kodin Rrugor. Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka bërë të ditur në ‘A2cnn’ se do të ashpërsohen masat mirëpo do të sjellin më pak sjellje agresive në rrugë.

“Nga analizat tona, një përqindje e madhe vjen nga përdorimi i këtyre aparateve, barazohet sanksioni me atë që ekziston për rripin dhe shpresojmë të na japë rezultate. Kemi edhe një ndryshim interesant sipas meje, ai kundër sjelljes agresive në rrugë. Në rast të mbarimit të tyre çdo person do të duhet të kryejë kursin e autoshkollës nga e para. Sot, detyrohet ai që ka mbaruar pikët të futet në një kurs të plotë të marrjes së patentës. Ka një disiplinim për përdorimin e alkoolit, me një përshkallëzim më të saktë”, vijon zëvendësministri i Brendshëm.

Hodaj tha se aksidentet kushtojnë më tepër jetë sesa ngjarjet kriminale.

“Në uljen e vdekshmërisë në rrugë ndikojnë shumë faktorë, i pari legjislacioni. Po të shihni grafikët, do të shihni se ka ulje në vitet 2015-16 aty ku u ashpërsohen masat për rripin e sigurimit. Jemi aty ku duhet? Ende jo, prandaj kemi futur edhe këto elemente”, vijoi Hodaj.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet julian hodaj kodi rrugor patenta julian hodaj kodi rrugor patenta

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 11:26

Ndërron jetë i plagosuri në Vlorë!

VLORË- Ndërron jetë personi të cilit iu bë atentat brenda makinës tip BMW x5 në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka mbërritur i gj...