Aktualitet

10-vjeçari nga Shkodra u var teksa bënte sfidën në Tik-Tok! Shoku i tij: Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëp

10 Maj 2021, 11:49 Nga DOSJA
10-vjeçari nga Shkodra u var teksa bënte sfidën në

TIRANË– Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit në Shkodër ka tronditur të gjithë opinionin. I mituri me inicialet N.Y ka varur veten teksa tentonte që të bënte një video në aplikacionin ‘Tik Tok’.

Shoku i 10-vjeçarit, ka thënë për emisionin “Shqipëria live” se Naseri pëlqente shumë rrjetet sociale. “Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi”. Ai rrëfen se 10-vjeçari nuk kishte asnjë problem. “Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”.

Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale, “ishte i fiksuar me telefonin”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 10-vjecari ne shkoder vdes 10-vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 11:26

Ndërron jetë i plagosuri në Vlorë!

VLORË- Ndërron jetë personi të cilit iu bë atentat brenda makinës tip BMW x5 në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka mbërritur i gj...