Aktualitet

Posedonte lëndë narkotike në makinë, arrestohet një person në Durrës

10 Maj 2021, 10:46 Nga DOSJA
Posedonte lëndë narkotike në makinë, arrestohet një

DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi i janë gjetur lëndë narkotike. Personi i arrestuar është, me iniciale R.D 46-vjeç, pas kontrollit të bërë nga policia. Në makinë atij i janë gjetur disa doza, me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës. Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person ne durres arrestohet 1 person ne durres

Sondazh

Poll