Aktualitet

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti, roja i rezidencës: I pashë me një qese me kërpudha helmuese në dorë, u thash

10 Maj 2021, 11:38 Nga DOSJA
Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti, roja i

TIRANË– Roja i sigurisë së rezidencave ku po pushonte familja Haliti, tre anëtarët e të cilës vdiqën në spital pas helmimit nga kërpudhat, ka treguar se çfarë ka parë. Mësohet se përpara grupit hetimor, roja është shprehur se se i ka parë tre familjarët duke u futur në banesë me një qese me kërpudha të cilat janë helmuese. Ai shton se u ka thënë atyre të mos i konsumojnë, por që familja Haliti nuk e ka dëgjuar.

Mjeku i QSUT, Alert Drishti, i cili ka pritur tre pacientët nga Gjilani, ka deklaruar në një prononcim për ABC se ata kanë ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Durrësit. Mjeku shprehet se të tre pacientët ishin në fazën e tretë, kur veshka dhe mëlçia e tyre kishte dalë jashtë funksionit.

“Sillen nga spitali i Durrësit me ambulancë me ne. Menjëherë u konstatua se kishin një gjendje të rëndë. Pacientët ishin në fazën e tretë të toksikacionit nga kërpudha. U filluar mjekimi. U morën analiza. U konstatua se ata ishin në gjendje të rëndë. Ishin në fazën e tretë. Kjo kërpudhe kur hahet dhe konsumohet, pacienti nuk shfaq shenja për 6 orë. Pastaj deri në 24 orë kemi periudhën e dytë. Pacienti vjen me diarre dhe të vjella. Faza e tretë është 24 orë deri në tre ditë. Kemi fazën e mëlçisë dhe veshkës. Pacientët erdhën pikërisht në këtë fazë, kur mëlçia dhe veshka kishin dalë nga funksioni. Edhe pacientët që trajtohen që në fillesë, prognoza e tyre mund të jetë fatale. Pacientët erdhën në ditën e tretë. 5 orë kanë qëndruar në urgjencë dhe toksikologji dhe më pas janë transferuar në reanimacion. E moshuara ishte me problem zemre dhe vdiq e para. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në QSUT. Më pas humbi jetën i biri dhe më vonë nusja,”- u shpreh mjeku.

Sot, ekspertiza vulosi shkakun e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti, që rezultoi të ishte helmimi për shkak të konsumimit të kërpudhave. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi ditën e shtunë në mbrëmje dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës. Më pas ata u nisën me urgjencë drejt QSUT-së, ku dhe ndërruan jetë.

Nga ana tjetër, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë pasi duke qenë se është zonë rezidenciale të gjitha godinat janë të monitoruara me kamera. Djali i familjes Haliti, Hakiu hodhi akuza ndaj mjekëve për neglizhencë, ndërsa bluzat e bardha u shprehën se ata e kishin kryer detyrën e tyre deri në fund.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet afrim haliti alert drishti elfete haliti ferzinaze haliti haki haliti afrim haliti alert drishti elfete haliti ferzinaze haliti haki haliti

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 11:26

Ndërron jetë i plagosuri në Vlorë!

VLORË- Ndërron jetë personi të cilit iu bë atentat brenda makinës tip BMW x5 në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka mbërritur i gj...