Politike

Tsipras kërcënon Ramën: S’ka negociata me BE-në pa u respektuar të drejtat e minoriteteve

20 Maj 2019, 08:25 Nga DOSJA
Tsipras kërcënon Ramën: S’ka negociata me BE-në pa u

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka dhënë një intervistë për “Financial Times”, në të cilën shpjegon pse ai kërkon një mandat tjetër për të vazhduar në krye të qeverisjes dhe për të nxjerrë vendin nga kriza.

Gjatë kësaj interviste, Tsipras flet edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje, e veçanërisht me homologun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri grek nuk le pa përmendur edhe marrëveshjen e emrit me Maqedoninë e Veriut. Ai  thotë se ka qenë i qartë më Edi Ramën, se Tirana duhet të mbrojë të drejtat e minoritetit grek, në të kundërt rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian do të jetë e mbyllur.

Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të respektuar të drejtat e minoritetit grek, Tsipras thotë se: “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në Qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të nisin procesin e anëtarësimit në BE sëbashku… Por ne nuk do të vemë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë”.Në të kundërt, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian do të jetë e mbyllur”, u shpreh kryeministri Tsipras.

Në shkrimin e botuar në “Finantial Times”, thuhet se pas marrëveshjes së emrit me Maqedoninë e Veriut, hapi logjik do të ishte zgjidhja e krizës së marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, aktualisht të ngecura pas një dialogu të premtuar të nisur në Nëntor të 2017-s. “Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufijtë detarë, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy shteteve që prej 1945 dhe statusi i minoritetit etnik grek në Shqipëri”.

Ndërkohë, pak ditë më parë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, lidhur me heqjen e tabelave në Finiq, ku deklaroi se do të monitorojë sesi do të veprohet ndaj minoritetit grek.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksis tsipras edi rama hapja e negociatave minoriteti grek aleksis tsipras edi rama hapja e negociatave minoriteti grek

Sondazh

Poll