Bota

Kalimi në Malin e Zi, nga data 1 qershor qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më 15 euro në kufi: E kemi propozuar në

10 Maj 2021, 08:50 Nga DOSJA
Kalimi në Malin e Zi, nga data 1 qershor qytetarët e Kosovës nuk

KOSOVË- Byroja Kosovare e Sigurimeve është duke bërë përpjekje me Malin e Zi për njohjen reciproke të policave të sigurimit të automjeteve. Në një intervistë për Ekomonia Online, drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka deklaruar se qeveria duhet që të nxjerr një udhëzim të ri për regjistrimin e automjeteve. Mazreku është shprehur se në vitin 2020 kanë rreth 47% më pak të ardhura të hyra. 

“Nëse flasim për vitin 2020 për Byronë Kosovare të Sigurimeve pandemia ka bërë që bashkatdhetarët mos të vijnë në Kosovë, që i bie që kemi minus 65% më pak në numër të polisave të shitura ndërsa sa i përket të hyrave kemi rreth minus 47% më pak të hyra. Ajo çka po na përcjell edhe këtë vit është rritja e numrit të dëmeve. Edhe pse kemi masa kufizuese kemi rritje të madhe të aksidenteve. Mbi 80% çdo kategori nëse flasim për dëme pa sigurim”, shtoi Mazreku.

Ai është shprehur se nëse një qytetar, paguan 15 euro në kufi, atëherë dëmet ekonomike në Kosovë janë të shumta.   

“Pagesa për mërgimtarë janë ashtu qysh janë tarifat e aprovuara nga Banka Qendrore. Çmimet janë shumë të vogla. Nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro, që i bie që ai person dëmet që mund të shkaktojë në Kosovë deri në 1.2 milion euro mbulohet me polisë. Tarifat nuk i ndryshojmë kurdo që ne dëshirojmë, kurdo që ka ndryshime propozohen në Bankën Qendrore dhe Banka Qendrore i aprovon. Aktualisht vazhdojnë të paguhen në kufi”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kalimi ne kufi sami mazreku kalimi ne kufi sami mazreku

Sondazh

Poll