Politike

Der Standard: Rama është autokrat, BE nuk e preferon Shqipërinë

10 Maj 2021, 08:28 Nga DOSJA
Der Standard: Rama është autokrat, BE nuk e preferon

TIRANË– Keqqeverisja është arsyeja kryesore pse Shqipëria do ta ketë të vështirë rrugëtimin drejt integrimit evropian. Në një analizë në EuObserver, eurodeputeti David Lega thotë se Shqipëria nuk i ka përmbushur 15 kushtet e vendosura nga BE, ndërsa gazeta austriake Der Standard shkon më tej kur thotë se BE nuk është gati që të ndajë nisjen e negociatave për Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Gazetarja Adelheid Woelfl shkruan për Der Standart se vendet e BE nuk kanë një shtysë konkrete që ti nisin negociatat vetëm për Shqipërinë në kohën kur Gjermania, Holanda dhe Danimarka janë kundër.

“Kjo është një nga arsyet se pse BE kurrë nuk ka menduar të preferojë Shqipërinë. Qeveria shqiptare nën Edi Ramën, i cili së fundmi fitoi përsëri zgjedhjet, gjithashtu ka zbarkuar në një rrugë gjithmonë e më shumë autokratike në vitet e fundit,” shkruan Der Standart.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike adelheid woelfl der standard nisja e bisedimeve me be adelheid woelfl der standard nisja e bisedimeve me be

Sondazh

Poll