Politike

DENONCIMET E PD/ KQZ nis verifikimin për identifikimin elektronik, “kryqëzimi” do të zbulojë nëse më 25 prill ka patur

10 Maj 2021, 08:42 Nga DOSJA
DENONCIMET E PD/ KQZ nis verifikimin për identifikimin elektronik,

TIRANE- Një nga risitë e zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në 25 prill 2021 ishte identifkimi elektronik i zgjedhësve, i cili nënkupton identifikimin e zgjedhësit nëpërmjet verifikimit të të dhënave personale nga leximi me pajisje dhe përqasja e tyre me bazën elektronike të të dhënave, si dhe regjistrimi në pajisje i shenjave daktiloskopike.

Futja e këtij mekanizmi të ri në Kodin Zgjedhor ishte kërkuar me forcë nga PD dhe kishte qenë pjesë e konsensusit të arritur ndërmjet palëve për ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Korrik 2020. Nëpërmjet identifikimit elektronik synohej të eleminohej votimi më shumë se një herë, në të njëjtën qendër votimi apo qendra të tjera, të eleminohej votimi për të tretët apo votimi familjar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka një denoncim të fortë nga ana e Partisë Demokratike në KQZ, se disa persona mund të kenë votuar për më shumë se një herë në qendër votimi. Për të verifikuar këto dyshime, KQZ ka nisur të verifikojë pajisjet e identifikimit. Partia Demokratike ka kërkuar që të dhënat që do të përfitohen nga procesi i kryqëzimit ti vihen në dispozicion, për të parë nëse ka pasur ose jo votim të dyfishtë dhe nëse kjo ka ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike humbja e zgjedhjeve identifikimi elektronik ne zgjedhje rezultati i zgjedhjeve humbja e zgjedhjeve identifikimi elektronik ne zgjedhje rezultati i zgjedhjeve

Sondazh

Poll