Politike

Rama fton PD për bashkëpunim: Bashkohuni me ne për zgjedhjen e presidentit! Socialistët që na kanë nxirë faqen do t’ia

10 Maj 2021, 08:17 Nga DOSJA
Rama fton PD për bashkëpunim: Bashkohuni me ne për zgjedhjen e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ftoi sërish Partinë Demokratike për bashkëpunim…këtë herë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pas shkarkimit të Ilir Metës. Nga Pallati i Brigadave, para ekipit të socialistëve, Rama tha se një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë e tij në krye të shteti si Ilir Meta, duhet larguar. Kreu i qeverisë tha se ende nuk kanë një emër për Presidentin e ri por që do ta konsultojë me PD-në.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se pikësynimi i tij para krijimit të qeverisë së re është që të ‘spastrojë’ të gjithë ata që nuk kanë arritur objektivin dhe nuk ia kanë zbardhur ‘faqen’ kësaj partie do të largohen. Këtë gjë, numri një i socialistëve tha se do ta bëjë duke thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm më 12 qershor, ditë kur PS-ja feston 30-vjetorin e themelimit.

“Edhe festë, edhe rirreshtim të rezultateve,”– tha vete kryeministri. Një tjetër pikë ku u ndal Rama ishte edhe administrata. Njësoj si për radhët e socialistëve, Rama tha se ka ardhur momenti që të gjithë ata punonjës që u kanë nxirë faqen, të largohen për tu lënë radhë të rinjve që duan të punësohen në bazë të meritokracisë. Në fund, Rama falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të siguruar mandatin e tretë, duke shtuar se lufta vazhdon në mënyrë që Shqipëria të ngjitët në majë.

(f.m;f.g/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama 10 maj 2021 zgjedhja e presidentit te ri edi rama 10 maj 2021 zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll