Aktualitet

Aksident në Tiranë, shoferi përplas fëmijën e mitur, 10-vjeçari dërgohet në spital

9 Maj 2021, 16:43 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, shoferi përplas fëmijën e mitur,

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një të mitur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, ku mjeti i drejtuar nga personi me iniciale J.S ka përplasur fëmijën 12-vjeçar A.B, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. I mituri ndodhet jashtë rrezikut pët jetën, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll