Bota

Zaev beson ende ne zgjidhjen e përbashkët me Bullgarinë: Asnjë ndërhyrje në identitetin tonë

9 Maj 2021, 12:52 Nga DOSJA
Zaev beson ende ne zgjidhjen e përbashkët me Bullgarinë:

MAQEDONI-Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka përsëritur qëndrimin e tij se çdo ndërhyrje në identitetin e vendit te tij, është e papranueshme.

Ai është shprehur për mediat se ende beson se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në mënyrë që vetoja e saj të mos e dëmtojë më tej Shkupin në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi po vazhdon për një kohë të gjatë, nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë”, – ka deklaruar Zaev

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni maqedoni zoran zaev maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2021, 11:26

KOSOVË -Nicola Orlando, Ambasadori i Italisë në Kosovë sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është edhe fati i KosovësAi ka shkruar në Twitter se Evrop...