Bota

Publikohen pamjet nga rezidencës gjigante e Bill e Melinda Gates/ 24 tualete dhe 7 dhoma gjumi

9 Maj 2021, 10:55 Nga DOSJA
Publikohen pamjet nga rezidencës gjigante e Bill e Melinda Gates/ 24

SHBA– Lajmi i ndarjes së themeluesit të Microsoft, Bill Gates nga bashkëshortja Melinda pas 27 vitesh martesë u shoqërua me një jehonë të madhe në rrjet.

Nga ndarja e pasurisë deri tek si do ta menaxhonin punën në fondacionin e përbashkët, Bill u shpreh kështu:

“Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e  ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates në këtë deklaratë të papritur.”

Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rezidencën gjigante të ish-çiftit të famshëm. Shtëpia e çiftit të njohur e quajtur Xanadu 2.0, është e vendosur në liqenin Ëashington në zonën e Seattle. Me përafërsi thuhet se rezidenca ka një vlerë prej 130 milionë dollarë.

Bill dhe Melinda nuk kanë folur kurrë rreth shtëpisë së tyre, por me kohën janë zbuluar detaje të ndryshme.

Sipas një artikulli nga Neë York Times nga viti 1995, një garazh me 20 makina është ndërtuar në kodër. Ndërsa pishina 60 metra ka sistemin e vetë muzikor nënujor. Ka një palestër 232 metra katrorë, një kinema dhe çdo dhomë ka një sistem të teknologjisë së lartë për kontrollin e dritës, muzikës dhe klimës. Shtëpia ka vetëm 7 dhoma, por 24 tualete.

Megjithëse ky divorc mund të konsiderohet një nga më të shtrenjtit dhe më të kushtueshmit në histori, nuk është më i madhi. Ky titull i takon Jeff Bezos, themeluesit të Amazonës që ndau pasurinë prej 150 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie në vitin 2019 pasi u zbulua lidhja e tij me Lauren Sanchez.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota rezidenca gjidande e bill gates rezidenca gjidande e bill gates

Sondazh

Poll