Bota

Gjendet e pajetë një grua në Kosovë, Policia nis hetimet, dyshohet se është dhunuar

9 Maj 2021, 12:22 Nga DOSJA
Gjendet e pajetë një grua në Kosovë, Policia nis hetimet,

KOSOVË– Një grua është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Agron Borovci ka deklaruar se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 12:00 dhe në atë moment është lajmëruar Policia.

Sipas mediave vendase, Borovci ka bërë me dije se vdekja e gruas është e dyshimtë ndaj dhe kanë nisur hetimet për vrasje.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit,”-ka deklaruar Borovci.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora agron borovci. kosove agron borovci. kosove

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2021, 11:26

KOSOVË -Nicola Orlando, Ambasadori i Italisë në Kosovë sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është edhe fati i KosovësAi ka shkruar në Twitter se Evrop...