Bota

Reagon policia e Kosovës për gjuajtjen me armë zjarri në afërsi të kosovarëve në Zubin Potok

9 Maj 2021, 10:36 Nga DOSJA
Reagon policia e Kosovës për gjuajtjen me armë zjarri në

KOSOVË–  Incidenti i krijuar nga dy persona të armatosur që kanë shtënë drejt një grupi prej 50 personave pjesë e “Kosovo Mountain Club” ka reaguar Policia e Shtetit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha për Express se nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar asnjë person, ndërsa gjatë rrugës kanë hasur në një patrullë policore dhe e kanë njoftuar për rastin.

Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me azrmë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, tha Hoti.

Ndryshe, një zyrtar i këtij klubi tha se të dyshuarit kanë gjuajtur përpjetë rreth 30 metra larg grupit.

“Grupi ka qenë duke bërë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrepur përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha ai.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dy te rinj serb qellojne me arme grupi hiking regon policia dy te rinj serb qellojne me arme grupi hiking regon policia

Sondazh

Poll