Ishin duke bërë hiking, serbët në Veri të Kosovës qëllojnë me armë ndaj ish-deputetes shqiptare dhe grupit që e shoqë
9 Maj 2021, 09:54Nga DOSJA
MITROVICË– Një grup shqiptarësh nga Kosova janë sumuar nga disa të rinj serbë.
Rreth 50 persona nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona, të cilët kanë shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri. Pjesë e grupit ishte dhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e grupit. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pa pasur asnjë të lënduar, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi për Gazetën Express.
“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, u bë me dije zyrtarisht.
Ndërkohë grupi nuk e ka prishur rutinën e udhëtimit, as për t’u kthyer në Komisariat për të denoncuar ngjarjen.
(o.l./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË-Javët e Europës 2021, do të festohen midis të dielës 9 maj dhe të shtunës 29 maj, me një udhëtim 21-ditor nga veriu në jug të Shqipërisë për t’u tak...
GREQI– Detaje të reja janë publikuar nga historia e dhunimit të vajzës shqiptare nga babai i saj. Mediat greke kanë publikuar rrëfimin e plotë të të miturës par...
KOSOVË– Një e mitur nga Prishtina është marrë me dhunë nga ish-i dashuri i saj.Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka bërë të ditur Polici...
EUROPË– Sot, më 9 maj 2021, mbushen 71 vite nga dita kur Robert Shuman bëri deklaratën e famshme për krijimin e Komunitetit Evropian të Çelikut dhe ...
BRITANI- Nicola Sturgeon është zotuar të vazhdojë me planet për një referendum të dytë të pavarësisë pasi partia Kombëtare Skoceze fitoi zgjedhjet e katërta rad...
KINË– Mbeturinat e raketës kineze Long March 5B që po ktheheshin përsëri drejt Tokës janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian.Pjesa më e madhe e raketës u shkatër...
Boshti i Tokës ka zhvendosur vendndodhjet e poleve veriore dhe jugore. Polet vazhdimisht kanë pësuar luhaje, por në vitit 1995 poli i veriut u kthye nga Kanadaj...
SERBI– Lajmi se forcat kroate në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë do do të shtoheshin për ngritjen e një kampi ushtarak për të vendosur stabilitetin në r...