Aktualitet

Zbulohet “Shtëpia e Barit” në Durrës, arrestohet qiraxhiu, procedohen dy punonjësit e OSHEE… nuk kuptuan v

9 Maj 2021, 08:06 Nga DOSJA
Zbulohet “Shtëpia e Barit” në Durrës, arrestohet

DURRËS–Pas Lushnjes, një tjetër shtëpi bari ëshë zbuluar në Durrës. Sot është finalizuar operacioni Papafingo, ku është arrestuar personi që kishte marrë me qira banesën. Në procedim penal janë edhe dy punonjës të OSHEE, pasi sipas policisë së Shtetit, nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike. Ky është rasti i dytë në më pak se 24 orë që policia godet një metodë të re të trafikut të drogës, që është “shtëpia e barit”. Kjo metodë e re, e aplikuar gjerësisht në Angli, duket se po shihet si zgjidhje edhe në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTW:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga stacioni i Policisë Plazh u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Papafingo”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 62 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se ky shtetas e kishte përshtatur banesën, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.a;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 punonjes te osshe laborator droge arrestohen 2 punonjes te osshe laborator droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2021, 07:09

FIER– Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në ku një mjet tip Fiat ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.Drejtuesi i mjetit E.S 33 vjeç k...