Aktualitet

FOTOT/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan pasi konsumuan kërpudha

9 Maj 2021, 05:19 Nga DOSJA
FOTOT/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar teksa ishin në Shqipëri me pushime.

Tre pjesëtarët e së njëjtës familje nga Gjilani që humbën jetën në Durrës, kishin një apartament në një resort në Gjirin e Lalzit. Ata kishin ardhur aty ditët e fundit dhe të enjten janë nisur për piknik duke mbledhur edhe kërpudha, të cilat i kanë konsumuar në shtëpi.

Pas rreth 6 orësh, kanë shkuar në qendrën shëndetësore në Manzë pasi kanë nisur shqetësimet e para. Pasi kanë marrë mjekim, janë kthyer sërish në banesë. Por ata janë rikthyer sërish në qendrën shëndetësore pasi nuk kanë patur përmirësim ku më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Duke parë gjendjen e tyre të rënduar, mjekët e këtij spitali i kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Pas afro 24 orësh, të premten kanë gjetur vdekjen. Ka qenë djali tjetër i gruas së moshuar që i ka tërhequr viktimat gjatë ditës së sotme nga morgu i Durrësit. Ndërkohë që pasditën e sotme tre familjarëve të vdekur u është dhënë edhe lamtumira e fundit në Gjilan.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti

Sondazh

Poll