Aktualitet

“Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen se si humbi nënën, vëllain dhe kunatën nga helmimi

9 Maj 2021, 07:39 Nga DOSJA
“Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari

DURRËS- Dalin të tjera detaje nga vdekja e 3 anëtarëve të një familje nga Kosova në Durrës. Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën e Gjirit të Lalzit, ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave.

Është siguruar dëshmia e familjarëve të kësaj familje. Sipas tyre, nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilat i kishin konsumuar atë ditë.

Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë. Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital.

Vëllai i viktimës, tha se i kishin dërguar një foto ku i kishin treguar se ishin në pyll dhe po mblidhnin kërpudha.

Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan pasi konsumuan kërpudha

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2021, 07:09

FIER– Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në ku një mjet tip Fiat ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.Drejtuesi i mjetit E.S 33 vjeç k...