Aktualitet

EMRAT+FOTO/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët e familjes nga Kosova, Kryetari i Komunës së Gjilanit: Duhet

8 Maj 2021, 20:45 Nga DOSJA
EMRAT+FOTO/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre

GJILAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri, ku tre anëtarët e një familje nga Kosova kanë humbur jetën. Telegrafi shkruan se nëna, djali dhe bashkëshortja e familjes Haliti nga Gjilani kanë humbur jetën në rrethana të paqarta në qytetin e Durrësit, teksa ishin me pushime.   

Vdekjen e tre pjestarëve të familjes Haliti, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze e ka bërë të ditur  kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili në letrën e ngushëllimit dërguar familjes Haliti, shkruan se kjo ngjarje duhet që të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare të drejtësisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, shkruhet në letrën e Hazirit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet afrim haliti elfete haliti ferzinaze haliti lutfi haziri afrim haliti elfete haliti ferzinaze haliti lutfi haziri

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2021, 14:49

TIRANË– 3 viktima dhe 89 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ka bërë...