Aktualitet

Tragjedia ku humbën jetën 3 familjarët nga Gjilani, policia procedon penalisht 2 mjekët për mjekim të pakujdesshëm

9 Maj 2021, 05:25 Nga DOSJA
Tragjedia ku humbën jetën 3 familjarët nga Gjilani, policia

DURRËS– Mbrëmjen e djeshme një tragjedi ka goditu një familje nga Gjilani i Kosovës të cilët ndodheshin me pushime në Durrës.

Policia e Durrësit në një deklaratë të bërë publike ka njoftuar se ka procedura penalisht dy mjek të qendrës shëndetësore në Manëz nën akuzën për mjekim të pakujdesshëm.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Afrimi, Ferdinazja dhe Elfetja dyshohet se janë helmuar nga disa kërpudha që kishin mbledhur dhe më pas i kishin konsumuar në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan pasi konsumuan kërpudha

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti afrim haliti elfete haliti ferdinaze haliti

Sondazh

Poll